Joom!Fish config error: Default language is inactive!
 
Please check configuration, try to use first active language

Municipal Action Plans
Municipal Action Plans

Plani i Veprimit Fushë Kosovë

Në dhjetor të vitit 2008 Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare ka hartuar
Strategjinë e Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 2008-2015 si dhe Planin e Veprimit për
Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, 2009-2015, dokumente këto që
kanë për synim përmirësimin e mirëqenies dhe integrimin e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptian në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.
Për t’i bërë këto dokumente më të zbatueshme dhe për t’i “përkthyer” ato në veprime konkrete dhe të prekshme për qytetarët e këtyre
komuniteteve, organizata INPO e mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete të
Komunës së Fushë Kosovës dhe OJQ-të aktive që punojnë me këto komunitete në Komunën e Fushë Kosovës kanë hartuar këtë Plan të
Veprimit për Komunën e Fushë Kosovës ...për me shumë>>

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Plani i Veprimit Lipjan

Në dhjetor të vitit 2008 Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare ka hartuar
Strategjinë e Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom dhe Ashkali, 2008-2015 si dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom dhe Ashkali , 2009-2015, dokumente këto që kanë për synim përmirësimin e mirëqenies dhe integrimin e komuniteteve Rom dhe Ashkali në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Për t’i bërë këto dokumente
më të zbatueshme dhe për t’i “përkthyer” ato në veprime konkrete dhe të prekshme për qytetarët e këtyre komuniteteve, organizata YAHR dhe
në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete të Komunës së Lipjanit dhe OJQ-të aktive që  punojnë me këto komunitete në Komunën e Lipjanit
kanë hartuar këtë Plan të Veprimit për Komunën e Lipjanit ... për më shumë>>

 

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Plani i Veprimit Shtime

Duke u bazuar në nenin 12.2.d, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040; Ligjin për Ripranim Nr.03/L-208; Rregulloren e Ministrisë për
komunitete dhe Kthim Nr.02/2010, për Zyrat Komunale;   Strategjinë e Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali
dhe Egjiptianë - 2008-2015 si dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë; Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me
Grupin punues për hartimin e Planit të veprimit për integrimin e komuniteteve, i cili është formuar me Vendimin e Kryetarit të Komunës së
Shtimes Nr.02/110, datë 11.4.2013, si dhe me ndihmën e OSBE-ë, dhe OJQ-të aktive që  punojnë me komunitete në Komunën e Shtimes, kanë
hartuar këtë Plan të Veprimit për komunën e Shtimes, dhe i kanë propozuar Kuvendit për aprovim...më shumë>>

 

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Plani i Veprimit Gjakovë

 

Dokumenti “Plani i veprimit për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptian në komunën e Gjakovës 2012-2015”, konfirmon vullnetin 
politik dhe përkushtimin e komunës së Gjakovës për të ofruar një mjedis të sigurt dhe mundësi integimi të plotë për të të gjithë qytetarët
e saj. Veprimet e propozuara në këtë dokument strategjik të komunës së Gjakovës shprehin qartë se çfarë duhet të ndërmerret me qëllim të
përmbushjes së pritjeve nga ky dokument, me qëllim të krijimit të mirëqenies ekonomike e sociale, përparimit shoqëror, mjedisit të sigurt
për komunitetet Rom,Ashkali dhe Egjiptian dhe integrimin e tyre të plotë në komunën e Gjakovës...për më shumë>>

 

 

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Plani i Veprimit Ferizaj

Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar Strategjinë e Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkanli, Egjiptas,
2008-2015 si dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë së Republikës së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkanli, Egjiptas,
2009-2015. Strategjia dhe Plani i Veprimit mëtojnë integrimin e me këtë edhe përmirësimin e mirëqenies së Komuniteteve Rom, Ashkanli dhe
Egjiptas. Për të bërë këto dokumente më të prekshme dhe të zbatueshme në praktikë për këto komunitete në Komunën e Ferizajt, Zyra
Komunale në  bashkëpunim  me  drejtorit  komunale  dhe  shoqrin civilet të Komunës së Ferizajt kanë hartuar këtë Plan Veprimi
...për më shumë>>

 

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Plani i veprimit i Komunës së Klinës për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian 2014-2016

Dokumenti i Planit Komunal të Veprimit për komunën e Klinës ka për qëllim promovimin dhe respektimin e të drejtave të komunitetit rom,
ashkali dhe egjiptian si dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Dokumenti po ashtu siguron se legjislacioni është në pajtim me standardet
ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Synimi është që ky plan të promovojë në mënyrë aktive forcimin e institucioneve demokratike dhe
sundimin e ligjit, në veçanti përmes dialogut dhe ndërtimit të institucioneve për zbatimin e të drejtave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Po ashtu përmes këtij dokumenti synohet që të arrihet përkrahja dhe inkurajimi i punës së OJQ-ve që përfaqësojnë interesat e komunitetit rom,
ashkali dhe egjiptian dhe thellimi i bashkëpunimit me to, duke përfshirë të gjitha palët e interesit...për më shumë>>

 


The-Strategy.org is a service to civil society, government, international and local stakeholders to support implementation of the Strategy for the Integration of Roma, Ashkali and Egyptian Communities in the Republic of Kosovo, which is the Kosovo government’s contract with these communities.This website has received support from the Czech Development Agency and People in Need, and is implemented by Balkan Sunflowers Kosova.